Ishte një dhuratë 10 miliardë dollarëshe për botën. Një makinë që do të na tregonte ne vendin tonë në Univers.
Teleskopi Hapësinor “James Webb” është lansuar një vit më parë, në ditën e Krishtlindjeve. Është planifikuar për tri dekada, dizajnuar dhe ndërtuar.
Shumë ishin hamendësuar nëse “James Webb” mund të ishte më i suksesshëm se paraardhësi i tij “Hubble”.
Është dashur të priten disa muaj për të dalë fotot e para, mbresëlënëse.

Gjëja e parë që duhet ditur për teleskopin “James Webb” është se është një teleskop me rreze infra të kuqe.
Astronomët përdorin kamera të ndryshe për të eksploruar pjesë të kozmosit.


