Një indiane e cila kërkoi ndihmë për t’i ushqyer fëmijët e saj, ka marrë miliona si donacione nga të huaj në rrjetet sociale.
Subhadra i kishte kërkuar mësueses së djalit të saj 6 dollarë për të blerë ushqim pasi bashkëshorti i kishte vdekur, shkroi BBC.
E emocionuar nga lutja e nënës, mësuesja filloi një fushatë në rrjetet sociale për mbledhje të fondeve.
Familja ka marrë 5.5 milionë rupi.
Subhadra nuk kishte mundur të gjente punë për shkak të fëmijëve të vegjël. Ajo u detyrua t’i lutej mësueses për pak para sa të blinte ushqim.
Mësusja kishte shkruar në Facebook për kushtet e vështira të familjes dhe u kërkoi njerëzve që ta ndihmonte. Postimi u bë viral dhe mblodhi një sasi të konsiderueshme parash.
Disa prej të hollave do të shpenzohen për të përfunduar shtëpinë që bashkëshorti i Subhadras kishte nisur para se të vdiste. Pjesa tjetër do të depozitohen në bankë për shpenzimet e tyre të përditshme.