Lëmsh

Shpëtohet gomari në Nevada që u bllokua në minierë

 

Autoritetet e emergjencës në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dolën në ndihmë një gomari që kishte mbetur i bllokuar në një minierë, shkroi “Upi” të mërkurën.

Ekipi i reagimit njoftoi se gomari kishte ngelur në një gropë 10 metra e thellë, e për shpëtimin e tij u deshën disa persona të ndërhynin.