Kuriozitet

Bufi zhduket nga kopshti zoologjik, autoritetet bëjnë thirrje për ndihmë

Descriptive Text

Autoritetet e një kopshti zoologjik në Suedi kanë bërë thirrje që t'iu ndihmojnë në gjetjen e një bufi, që iu zhduk disa ditë më parë.

Siç shkruan Upi, kopshti Skansen në Stokholm njoftoi se dy bufë të mëdhenj, të quajtur Percy dhe Barr, u arratisën nga objekti, por Percy më pas e gjeti rrugën për t'u kthyer.

“Percy mbeti i lirë dhe zyrtarët ende janë duke u përpjekur për ta gjetur atë”, thuhet në njoftim.

Një zëdhënëse e kopshtit zoologjik deklaroi se bufi i humbur nuk përbën rrezik për qytetarët, pasi sipas saj, ai ishte mësuar me njerëzit.