Kuriozitet

Kapet peshku 67 kilogramësh në Francë [VIDEO]

Një peshkatar britanik u bë viral në rrjetet sociale pasi kapi një peshk që peshonte 67 kilogramë, shkroi “Upi” të enjten.

Andy Hackett tha se po peshkonte në një liqen në Francë kur vërejti diçka masive nën ujë. Ai futi grepin dhe ia doli ta nxirrte peshkun e madh me ngjyrë karote.

Pasi kreu disa fotografi, Hackett e lëshoi peshkun në ujë.

Peshku "i artë" nuk njihet për madhësi dhe gjendet në vetëm disa lloj ujërash.