Kuriozitet

Dikujt ia zbulojnë macen në valixhe gjatë kontrollit në aeroport

Një valixhe që u kontrollua për një udhëtim nga New Yorku në Orlando, përmbante diçka të çuditshme. Ndërsa hyri përmes makinerisë me rreze X, zyrtarët panë shishe, gota vere, sandale dhe një gjësend që i ngjante një maceje të vërtetë.

Doli se gjësendi ishte vërtetë mace e gjallë dhe e palënduar pasi për disa orë ishte ngjeshur në valixhe.

Zyrtarët që e hapën valixhen dhe e panë macen, u tronditën, shkroi CNN.

Pavarësisht se përballen përditë me gjithçka, është e rrallë të zbulohet një kafshë brenda valixhes.

Pasagjeri u thirr për t’u intervistuar dhe shpjeguar pse e kishte macen në valixhe. Ai tha se nuk ishte macja e tij, duke sugjeruar se macja – që ishte mbi sendet tjera në valixhe dhe madje qimet i kishin dalë pak jashtë zinxhirëve të valixhes – ishte futur pa e vërejtur dikush.

{gallery}