Në një video që është bërë virale nëpër rrjete sociale shihet se si një majmun i egër i jep puthjen e fundit dhe tenton ta ringjallë njeriun që e kishte ushqyer atë çdo ditë, raporton “Daily Mail”.
Para vdekjes së tij, Peetambaram Rajan (56), kishte ushqyer majmunin e egër me fruta dhe biskota, ndërsa majmuni e vizitonte në shtëpinë në Batticaloa të Shri Lankës.
Në funeralin e Rajanit, familjarët e sollën majmunin, dhe u magjepsën për lidhjen e fortë.
Ndërsa majmuni iu afrua arkivolit të hapur të Rajanit, ai fillimisht e preku në nofull duke mos ditur pse miku i tij nuk po lëvizte.
Në video shihet se si majmuni më pas i jep një puthje Rajanit dhe ia kap dorën në tentim për ta zgjuar.
Personat tjerë më pas e larguan në mënyrë të butë majmunin nga arkivoli.