Kuriozitet

Lopët “pushtojnë” fushën e golfit në SHBA

Descriptive Text

Autoritetet në Kentucky të SHBA-së ia dolën t'i kapin 10 nga 11 lopët që i ikën një fermeri e përfunduan në një fushë golfi.

“Upi” shkroi të martën se tufa e lopëve shkaktoi probleme në komunikacion, gjersa autoritetet amerikane i angazhuan disa kaubojë vullnetarë.

Pamjet e lopëve që u kapën e u futën në një kamion me rimorkio u publikuan në mediat online, ndërsa lopa e fundit ende thuhet se po sillet nëpër fushën e lojës.

Në “aksion” ka dalë edhe ekipi i mbrojtjes së kafshëve.