Autoritetet angleze i dolën në ndihmë një viçi që i kishte ngecur koka në një shtyllë elektrike, shkroi “Upi” të mërkurën.
Zjarrfikësit u ftuan nga banorët e zonës, derisa iu deshën pak kohë për ta liruar kafshën.
Ekipi i zjarrfikësve shkroi në Twitter se “viçi bëri një gabim të vogël”, ndërsa kafsha më pas iu bashkua tufës.
Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në pjesë të tjera të Anglisë. Javë më parë, një lope i ngeci koka në një lis të madh.