Kuriozitet

Krijohet linja afro 2-kilometërshe me lëpirëse në Afrikë të Jugut

Descriptive Text

Një organizatë për shpëtimin e ujit në Afrikën e Jugut theu rekordin botëror “Guinness”, duke krijuar një linjë prej 11,602 lëpirëseve.

Instituti Kombëtar i Shpëtimit të Detit mblodhi 27 vullnetarë për të thyer rekordin e renditjes së lëpirëseve në shëtitoren Durban Beachfront.

Vullnetarët i renditen lëpirëset në një vijë që shtrihej në afro 2 km gjatësi, njoftoi Libri i Rekordeve Botërore Guinness.

Puna e 27 vullnetarëve theu rekordin që ishte për linjën më të gjatë të karkalecave.

Qëllimi i vendosur nga Guinness për përpjekjen ishte 9,999 lëpirëse, ndërkohë që u renditen më shumë se 11 mijë.

Instituti tha se ëmbëlsirat e përdorura për ta thyer rekordin do të shpërndahen në ngjarjet e komunitetit dhe prezantimet e shkollave.