Kuriozitet

Fshati indian feston punësimin e parë në sektorin publik në 75 vjetët e fundit

Një fshat në shtetin lindor indian të Biharit, po feston, pasi një banor fitoi një vend pune në sektorin publik, për herë të parë në 75 vjet.

Rakesh Kumar, 30 vjeç, është punësuar si mësues në një shkollë publike, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Banorët shpërndanë ëmbëlsira nga gëzimi kur morën vesh lajmin javën e kaluar.

Punët në sektorin publik janë shumë të kërkuara në Indi, për sigurinë dhe përfitimet që ato ofrojnë. Kumar do t'u japë mësime nxënësve në Barkurwa.

Devendra Chowdhary, një udhëheqëse lokale, ka thënë se breza njerëzish në Biharit kanë aspiruar për punë të qëndrueshme dhe të paguara mirë - që nga viti 1947, kur India u bë e pavarur, por kanë pak mënyra për ta bërë këtë.

Shumë studentë udhëtojnë në qytetet e mëdha për të studiuar, por askush nuk kishte mundur të gjente një punë në sektorin publik deri më tani.

Chowdhary thotë se suksesi i Kumar "ka hequr renë e errët të fatkeqësisë nga fshati" dhe se "brezat e rinj do të frymëzohen nga suksesi i tij”.