Kuriozitet

A e keni vërejtur ndonjëherë “shenjën e fshehur” në çokollatën Twix

Nëse jeni adhurues i çokollatës, padyshim se e keni provuar Twixin. Por a e keni parë ndonjëherë paketimin e saj me më shumë vëmendje?

Çokollata Twix ishte në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pasi një numër përdoruesish “zbuluan” një shenjë në paketimin e saj.

Përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re atë që duket të jetë një "mesazh i fshehur" në pjesën e përparme të paketimit dhe ka një kuptim të dyfishtë.

Në pikën sipër 'i' në logon e Twix, vërehet një buton pauze me dy vija vertikale pranë njëra-tjetrës.

Shumë prej tyre kanë thënë se kurrë nuk e kishin kuptuar se ekzistonte deri më tani, gjë që ka ndezur debate rreth kuptimit të saj. Disa mendojnë se dy linjat vertikale janë një simbol për një produkt që shpesh shitet me dy copa karamele në një paketë.

Megjithatë, të tjerët menduan se ishte një "buton pauzë". Kjo simbolikë daton në fillim të viteve 2000, kur prodhuesi i famshëm i çokollatës Mars zhvilloi një fushatë reklamuese "Duhet një moment" për Twixin.