Kuriozitet

Një monedhë e vjedhur me vlerë një milion dollarë i kthehet Izraelit

Pas gati 20 vitesh punë detektive dhe kërkimesh në kontinente të ndryshme, u gjet një monedhë me vlerë një milion dollarë, e cila u kthye në Izrael, shkruan BBC.

Është një monedhë argjendi e pasur me simbolikë, e cila është pjesë e historisë sepse është prerë gjatë kryengritjes hebreje gati 2000 vjet më parë. Monedha u vodh në Izrael në vitin 2002, por megjithatë u gjet dhe u kthye në këtë vend.

Saga filloi kur Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA) mësoi nga një informator se monedha ishte marrë nga palestinezët në Luginën Ella në jug të Jerusalemit, dhe më pas kaloi një dekadë e gjysmë duke u përpjekur për ta gjetur atë. Monedha bëri rrugën e saj nëpër tregjet ilegale të antikave në Izrael, Jordani dhe Britani të Madhe dhe përfundimisht përfundoi në SHBA ku u ofrua në një ankand të mbajtur në Denver, Kolorado më 2017.

IAA njoftoi autoritetet amerikane për këtë monedhë, pas së cilës filloi një hetim dhe në fund u vendos që monedha t'i kthehej Izraelit.

Ambasadorit të Izraelit në OKB, Gilad Erdan, iu dorëzua monedha në një ceremoni.