Kuriozitet

‘Youtuberi’ e kthen tualetin në një kompjuter lojërash

‘Youtuberi’ Basically Homeless e realizoi idenë e tij dhe e ktheu një tualet në një kompjuter lojërash.

Ai ishte i suksesshëm në planin e tij. E gjithë hapësira iu përshtat kompjuterit për lojëra.

Në këtë punë ai duhej të ishte shumë i kujdesshëm që të mos kishte rrjedhje uji që do të shkatërronte komponentët e kompjuterit.

Vetë tualeti shërbeu si një vend për t'u ulur para kompjuterit.

I gjithë procesi i këtij projekti të pazakontë mund të shihet në videon e postuar nga ‘youtuberi’ në kanalin e tij.