Kuriozitet

Si është në fluturimin më të shkurtër në botë

Fluturimi

Piloti, që është vetëm disa centimetra larg nga pasagjerët e tij, lëviz çelësat e metalit që ndezin motorin.

Dy helika, të dukshme nga dritaret nga të dyja anët, rrotullohen me zhurmë të madhe.

Avioni i vogël niset nëpër zhavorr për disa qindra metra. Më pas ngrihet aeroplani dhe anon në të djathtën, ndërsa toka zëvendësohet me ujë deti.

Fluturimi i Loganair nuk është më komodi.

Tetë pasagjerë në një kabinë sikur në furgon. Zhurma e pandalshme e motorit. Nuk ka kushte si në fluturimet e zakonshme.

Mirëpo, ka diçka shumë të veçantë për këtë fluturim, që nuk e keni ditur më herët, e kuptoni pas dy minutave. Pasi pas dy minutave aeroplani do të ulet dhe arrijë në destinacion, raporton CNN. 

Sipas, Librit të Rekordeve të Guinnessit, është fluturimi më i shkurtër në botë i një linje ajrore, një fluturim që mbulon 2.7 kilometra, dhe merr më pak kohë sesa që shumicës së aeroplanëve të tjerë u duhet të ngrihen në lartësi.

Në një ditë të mirë, me erëra të favorshme dhe bagazhe të lehta, nuk duhet më tepër se 53 sekonda për të arritur në destinacion.

Ky fluturim, që bëhet nga dy-tri herë në ditë, lidh Westrayn, një ishull në cepin e arkipelagut të Skocisë, Orkney me një ishull edhe më të vogël Papa Westray.

Afro 80 persona e quajnë Papa Westrayn shtëpinë e tyre. Në verë, turistët që kërkojnë përvoja, e provojnë fluturimin e shkurtër dhe zbulojnë ishullin Papa Westray.