Një statujë që u vodh në vitin 1971 nga një tempull në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, është gjetur në Neë York, ka bërë të ditur Policia.
Idhulli i shekullit të 12-të i perëndeshës hindu “Parvati” u gjet në Shtëpinë e Ankandit Bonhams, thanë ata, raportoi BBC të martën.
Bonhams është një shtëpi ankandesh ndërkombëtare në pronësi private, me seli në Londër.
Gjatë viteve të fundit, India ka përforcuar përpjekjet për të rikthyer idhujt dhe objektet e tjera që janë vjedhur ose kontrabanduar nga tempujt.
Në shkurt, kryeministri Narendra Modi tha se "më shumë se 200 idhuj të çmuar" janë kthyer me sukses në Indi që nga viti 2014.
Në vitin 2020, Britania e Madhe i ktheu qeverisë indiane tri skulptura bronzi të vjedhura nga një tempull Tamil Nadu më shumë se 40 vjet më parë.
Një nga pjesët më mahnitëse të rikthyer në vitet e fundit ishte një idhull prej bronzi Nataraja, i cili tregon perëndinë hindu Shiva në formë kërcimi.
Statuja, e cila kishte një çmim prej 5.1 milion dollarë ishte më shumë se 900 vjeç e vjetër dhe ishte blerë nga Galeria Kombëtare e Australisë në vitin 2008.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.