Lëmsh

Udhëtari gjobitet me mbi 1800 dollarë pasi dy “McMuffin” të padeklaruar i gjenden në valixhe

McMuffin
 

Një udhëtar që po udhëtonte nga Bali i Indonezisë për në Australi është dashur të paguajë një gjobë të majme shkaku i një ushqimi të McDonaldsit që nuk e kishte deklaruar, raporton CNN.

Ai është gjobitur me 2664 dollarë australianë (1874 dollarë amerikanë) pasi nuk i kishte deklaruar dy pako “McMuffin” dhe një krosant.