Një gjarpër i madh është mbështjellë rreth qafës së një burri në Pennsylvania, duke shtyrë policët ta qëllonin gjarprin në kokë për ta shpëtuar burrin.
Gjarpri 4.5 metra i gjatë u mbështoll në qafën e pronarit të tij në shtëpi, raportoi të enjten NYP.
“Ishte situatë shumë e vështirë. Duhet t’u japim merita oficerëve. Nuk pati hezitim, reaguan dhe bënë çfarë duhej të bëhej”, tha policia në një deklaratë.
Dy policë shkuan në shtëpinë e burrit, pasi morën një raportim se dikush po pësonte sulm në zemër teksa një gjarpër i madh ishte mbështjellë rreth qafës së tij.
Burri ishte pa vetëdije dhe në dysheme kur gjarpri deri në mesin e vetë ishte mbështjellë rreth qafës fort.
Por, koka e madhe e gjarprit ishte mjaftueshëm larg nga burri për të lejuar policët që ta qëllonin pa rrezikuar burrin. Pasi u qëllua një herë në kokë me armë, gjarpri arriti të ikte.
Burri u dërgua menjëherë në spital dhe nuk dihet për gjendjen e tij.
Gjarpri ngordhi më vonë nga plaga në kokë. Policia tha se nuk e di çfarë lloji ishte gjarpri apo si erdhi deri te shtrëngimi në qafë.