Kuriozitet

Apeli i gruas më të shkurtër në botë: Kurrë mos e humbni shpresën

Indiania Jyoti Amge, 28-vjeçarja me origjinë nga Nagpuri i Indisë Qendrore, është gruaja më e shkurtër dhe zë vend në librin e rekordeve “Guiness”. Ajo është edhe aktore.

Agme është 68 centimetra e gjatë. Kur mori çmimin e Guinessit, deklaroi se nuk do të ndalet më kaq. Ajo mori pjesë në filmin “American Horror Story: Freak Show”, në vitin 2014, me ç’rast u regjistrua si aktorja më e shkurtër në botë.

Në moshën 15-vjeçare, indiania kishte gjatësi prej 61 centimetrash. Nëna e saj, Ranjana, tha se lindja ishte normale dhe gjatësia e foshnjës ishte e zakonshme.

“Mjekët mendojnë se arsye e mosrritjes sime është mungesa e hormoneve”, tha Amge.

Ndonëse duket ndryshe nga të tjerët, Amge tha se është shumë e kënaqur me jetën dhe përditshmërinë.

“Të gjithë më duan dhe ndihem e rrethuar me njerëz. Më pëlqejnë stilet e rrobave, më pëlqen të vesh bluza, fustane dhe ndonjëherë veshje tradicionale. Më pëlqen të vesh edhe rroba perëndimore”, shtoi ajo.

Indiania theksoi se ka shumë ëndrra për të ardhmen.

“Gjithçka që dua t’iu them njerëzve që janë si unë, nëse familja është me ju, nuk duhet të humbni kurrë shpresën dhe të vazhdoni të përpiqeni e të punoni drejt qëllimit tuaj. Nëse vazhdoni të përpiqeni, patjetër që do t’i arrini të gjitha”, tha ajo.