Lëmsh

Adoleshentja australiane identifikon 40 presidentë amerikanë brenda një minute

 

Një adoleshente australiane fitoi titullin e tretë të rekordeve botërore Guinness për aftësitë e saj të kujtesës, duke identifikuar saktë 40 presidentë të SHBA-së në një minutë.

Lara Nunan, 16 vjeç, nga Sydney, më parë theu Rekordet Botërore “Guinness” për shumicën e personazheve të Marvel të identifikuar në një minutë (88) dhe shumicën e personazheve vizatimorë të identifikuar në një minutë (102).