Një qen i racës kineze i quajtur “Fytyra e lumtur”, ka marrë çmimin për qenin më të shëmtuar në botë, në një konkurs të organizuar fundjavën që shkoi në Kaliforni.
Organizatorët e konkursit të qenve më të shëmtuar në botë, në Petaluma, njoftuan se 17-vjeçari “Fytyra e lumtur”, i adoptuar në gusht të vitit 2021 nga një grua në Arizona, Janeda Banelly, është qeni më i shëmtuar në botë për vitin 2022.
Konkursi, një ngjarje vjetore në Qendrën e Ngjarjeve Sonoma-Marin Fairgrounds, u rikthye këtë vit pasi konkurset e 2020-s dhe 2021-tës u anuluan për shkak të pandemisë COVID-19. Konkursi synon të promovojë adoptimin e qenve që disa mund t'i konsiderojnë më pak të pashëm, shkruan Upi të martën.
Banelly mori një çmim prej 1000 dollarësh dhe një udhëtim në Nju Jork për t'u shfaqur në emisionin “Today” të NBC.
Banelly tha se ajo menjëherë ra në dashuri me “Fytyrën e lumtur”, pavarësisht se i thanë se mund të mos ketë shumë kohë për të jetuar për shkak të moshës së tij të shtyrë dhe problemeve të shumta shëndetësore.
“Ai ishte krijesa më e lumtur që kisha takuar ndonjëherë”, tha ajo. “Ai u afrua me mua dhe më zgjodhi mua. Unë u zotova atë ditë se ai do të ishte aq i dashur për ne sa ai kurrë nuk do të kujtonte se sa e tmerrshme kishte qenë jeta e tij e mëparshme”, ka thënë ajo.