Kuriozitet

Shpëtohet dhia e bllokuar mes dy shkëmbinjve në Kanada [VIDEO]

Dy burra i dolën në ndihmë një dhie të vogël në një zonë të Kanadasë, pasi ngeli e bllokuar mes shkëmbinjve.

Dhia u rrëzua nga lart e mbeti e bllokuar mes dy shkëmbinjve të mëdhenj, ka njoftuar portalit “Upi”, të mërkurën.

James Archibald, burri që e pa rastin, deklaroi se po ecte me një mik nga Anglia kur dëgjonin britmën e dhisë.

Ata u ngjitën rreth 100 metra për të arritur te kafsha, derisa me pak mund e shpëtuan me sukses.

“Më dukej sikur dhia ishte ngordhur. Kishte një shikim vajtues”, shkroi Archibald në Facebook. Dhia më pas u largua me vrap drejt kafshëve të tjera.

Ka shumë raste të tilla të publikuara në internet, ku njerëz ia dalin t’i shpëtojnë kafshët.