Kuriozitet

Gjenden 6,000 bletë brenda murit të një shtëpie në SHBA

Descriptive Text

Rreth 6000 bletë u hoqën nga brenda mureve të shtëpisë 100-vjeçare të një çifti në Omaha të Nebraskas, SHBA.

Thomas dhe Marylu Gouttierre thanë se ata kurrë nuk prisnin që bletët mund të shpërnguleshin aty, shkroi CBSNews.

Gouttierres i zbuluan bletët pasi vunë re shumë bletë që fluturonin jashtë dritares së kuzhinës së tyre dhe gjetën rreth 30 në një dhomë gjumi në katin e dytë.

“Nëse vendosje veshin për muri mund të dëgjojë zhurmën e tyre”, tha Thomas.

Fillimisht menduan t’i thërrisnin asgjësuesit e insekteve, por më pas u kujtuan se kishin parë një dokumentar se sa të rëndësishme janë bletët për botën.

Kështu, personat e duhur nga klubi i bletëve shkuan dhe bënë një vrimë në mur nga ku i nxorën bletët.

Ata thanë se kanë hequr shumë bletë nga shumë shtëpi ndër vite dhe se para shtëpisë së Gouttierresve kishin larguar 15,000 bletë nga një shtëpi.