Del në shitje parku privat me arkitekturë të shekullit XIX në Missouri
Një pronë e rrallë private në Missouri të SHBA-së, që për disa vjet shërbeu si atraksion turistik, u hodh në shitje së fundmi.
Siç raporton “Upi” të martën, prona e Marion Shipmanit, ka një shtëpi të vjetër, një shkollë, një dyqan, një tavernë, një dyqan farkëtarie dhe një burg.
Të gjitha këto ishin ndërtuar kohë më parë, frymëzuar nga arkitektura e shekullit XIX. Hapësira shërbeu si atraksion që nga 1979-a, e me vetëm tre dollarë, turistët mund ta vizitonin hapësirën e 64-vjeçarit.
“Çdo verë shkatërronim një ndërtesë dhe ndërtonim diçka gjatë dimrit. Pra, çdo vit, kishim turistë që vinin dhe vizitonin pamje të reja”, deklaroi Shipman.