Lëmsh

“Arrestohet” një aligator në SHBA

 

Një person që tentoi t’iu ikte zyrtarëve policorë në Michigan të SHBA-së, u kap më pas me një aligator në veturë.

Siç shkruan “Upi” të martën, shoferi po ngiste me shpejtësi më të lartë sesa lejohej në atë zonë, e kur policët lokalë tentuan ta ndalonin, nuk iu nënshtrua urdhrit. Autoritetet arritën ta lokalizonin 40-vjeçarin, që më pas e arrestuan, e pas kontrollit të veturës, hasën në një aligator.