Kuriozitet

Shitet shtëpia që inspiroi filmin horror “The Conjuring”

Descriptive Text

Shtëpia në fermën në Rhode Island që frymëzoi filmin horror të vitit 2013 "The Conjuring" i është shitur një zhvilluesi në Boston, i cili planifikon ta mbajë atë të hapur për publikun, shkroi AP të premten.

Shtëpia e shekullit të 18-të në Burrillville u shit për 1.525 milionë dollarë, shumë më lartë se çmimi i kërkuar prej 1.2 milionë dollarësh.

"Kjo blerje është personale për mua", i tha Boston Globe blerësja Jacqueline Nuñez, pronare e ËonderGroup LLC. “Nuk është një zhvillim i pasurive të paluajtshme. Ka të bjëë me besimet e mia”.

Nuñez dhe çifti që shiti shtëpinë, Cory dhe Jennifer Heinzen, njoftuan së bashku shitjen në Facebook.

Nuñez planifikon të vazhdojë biznesin paranormal që familja Heinzen filloi. Të ftuarit do të jenë në gjendje të vazhdojnë hetimet paranormale të natës, vizitat ditore do të rifillojnë dhe do të ketë ngjarje të transmetuara drejtpërdrejt. Çifti, të cilët blenë shtëpinë më 2019, do të mbeten të përfshirë.

Filmi nuk u xhirua në atë shtëpi, por u bazua në përvojat e një familjeje që jetonte atje në vitet 1970.

Nuñez tha se ajo nuk ka frikë nga shtëpia.

“Unë nuk besoj se energjia këtu është keqdashëse. Këtu do të ndodhin gjëra që do të më trembin, por nuk do të më dëmtojnë”, tha ajo. "Mezi pres të përjetoj gjëra".