Kuriozitet

Shpërthim masiv i vullkanit në Oqeanin Paqësor

Një vullkan masiv ka shpërthyer në thellësi të Oqeanit Paqësor, duke krijuar shtëllunga të mëdha uji.

Imazhet satelitore të NASA-s kapën shpërthimin e vullkanit Kavachi, derisa në atë zonë është vërtetuar se jetojnë peshkaqenë, peshq dhe qindra lloje të tjera shtazore.

Pas shpërthimit, dy peshkaqenë u filmuan duke notuar në ujin e turbulluar, pranë kraterit, raportoi “Mirror” të mërkurën.

Ky vullkan u njoh nga shkencëtarët në vitin 2015, derisa “vendbanimi” i tij thuhet se është Oqeani Paqësor.

Si pasojë e shpërthimeve vullkanike, ujorët në këtë lokacion kanë pësuar mutacione, për t'i përballuar kushtet ekstreme.