Kuriozitet

Bëhet shef policie aktori që 47 vjet më parë luajti rolin e policit në film

Para 47 vjetësh, Jonathan Searle, si fëmijë, mori pjesën në filmin “Jaws” me një rol të vogël. Tani, pos që është rritur, në lokacionin ku u xhirua pothuajse tërë filmi, Searle u emërua shef i policisë, në qytetin Oaks Bluff të Massachusettes në SHBA.

Siç shkroi “Sky”, Searle luajti në film së bashku me vëllain e tij, ndërsa skenat kryesisht i kishte me luftë ndaj një peshkaqeni.

Në një skenë të paharrueshme, Searle, në rolin e Brodyt kishte thënë: “Unë mund të bëj gjithçka. Unë jam shef i policisë”.

Tani Searle operon në të vërtetë si shef policie në këtë zonë, derisa deklaroi se kjo është arritja për të cilën ka punuar gjithë jetën.