Në lumin Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u gjet një kafkë njeriu, e vjetër rreth 8000-vjet, shkroi AP-ja.
Dy kajakistë po lundronin në lum kur hasën në kafkën e rrallë, derisa më pas ua dorëzuan zyrtarëve amerikanë për t’i kryer hetimet e duhura.
Antropologët dhe një ekip i FBI-së u morën me ekzaminimin e saj, e bazuar në gjetjet e para, personi i moshës së re, që mund të ketë jetuar rreth 5500-6000 vjet para Erës së Re, “kishte një sëmundje në kokë, prej të cilës humbi jetën”.
“Ishte një tronditje për ne që ajo kafkë të jetë kaq e vjetër”, deklaroi zyrtari i qarkut në Minnesota, Scott Hable.