Kuriozitet

“Krijesa e pazakontë” që i tmerron alpinistët britanikë tash e 100 vjet

Britanikët janë të “pushtuar” nga frika e një krijese të madhe që sipas gojëdhënave gjendet në male. I njohur si “Am Fear Liath Mor” në gjuhën galike skoceze, prania e krijesës shpeshherë alpinistëve iu krijon frikë dhe ankth, shkruan “Mirror” të dielën.

Pak njerëz mund ta kenë takuar ndonjëherë këtë krijesë të pazakontë, ose të kenë jetuar në kohën e tij, por që misteret janë rritur e diskutuar.

Atë e përshkruajnë si burrë të madh, ngjyrë gri, me zhurmë të madhe kur ecën dhe fuqi të jashtëzakonshme.

Me krijesën, profesori i kimisë organike, Norman Collie, thuhet se ishte takuar në vitin 1896. Ai ishte alpinist, ndërsa në një mbledhje shkencore, i kishte rrëfyer "përjetimet" kur e kishte takuar "njeriun gri".

“Për çdo hap që bëja, dëgjoja një kërcitje, dhe më dukej sikur dikush po ecte pas meje”, ka rrëfyer ai, duke aluduar në krijesën e pazakontë.

“I thashë vetes: Kjo është e gjitha marrëzi. E dëgjova disa herë, por nuk pashë asgjë në mjegull. Ndërsa ecja para, kërcitja dëgjohej pas meje dhe më kapi tmerri. Ka diçka të çuditshme në majën e Ben MacDhuit, nuk do të kthehem më atje”.