Lëmsh

Gjermani kapet nga policia me targa e pasaportë të një shteti që s’ekziston 

Foto: Soeren Stache/dpa
 

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Gjermani kur një patrullë e policisë ka ndaluar një veturë në një autostradë e cila kishte targat e ish-republikës demokratike gjermane (DDR), një shteti që nuk ekziston qe gati tri dekada.

Vozitësi, për ta identifikuar veten, ia tregoi policisë një pasaportë po ashtu me stemën e ish-republikës DDR.