Kuriozitet

Amerikani u bë milioner në lotari, nuk e kuptoi për javë të tëra

Një burrë nga Michigani i SHBA-së i fitoi 3.39 milionë dollarë në lotari, por nuk e kuptoi për javë të tëra.

Siç shkruan "Upi" të enjten, 45-vjeçari, që nuk u identifikua, është lojtar i rregullt që luan në lotari me 1 dollar, ndërsa milioner u bë nëpërmjet numrave 4,6,11,17,23 dhe 31.

“Nuk e kuptova që kisha fituar, por kur gruaja ime i skanoi pas një kohe tiketat në aplikacion, e pamë se kishim fituar. Ajo më tregoi por mendova se po bënte shaka. Kur filloi të qante, e kuptova se nuk ishte fare shaka”, deklaroi ai.

Burri deklaroi se do t’i tërheqë 2.3 milionë dollarë për pagesa të përgjithshme, ndërsa pjesën tjetër do ta lë në bankë.