Kuriozitet

Delfinët mund ta njohin njëri-tjetrin përmes urinës

Delfinët mund ta njohin njëri-tjetrin përmes urinës

Delfinët janë të aftë ta njohin njëri-tjetrin nga shijimi i urinës së tyre zbuloi një studim, raportoi të enjten The Guardian.

Studiuesit e universitetit St. Andrews zbuluan se ata mund të njohin shokët dhe familjarët pa i parë ose dëgjuar.

Kjo është unike dhe i lejon delfinëve të dallojnë njërin nga tjetri përmes urinës.

Për ta gjetur këtë, drejtori i Institutit skocez për Oqeanet, Vincent Janik, dhe kolegët e tij testuan si reagonin delfinët ndaj mostrave të urinës nga individë të ndryshëm.

Sipas studimit, krijesat e detit ishin më të interesuara në urinën që vinte nga delfinët që i njihnin se ata që nuk i njihnin.