Një burrë në Brazil e ngacmoi seksualisht një grua dhe kjo mjaftoi që ajo të shpërthejë. Sipas videos së publikuar, gruaja ia dha “mësimin e duhur”, duke e grushtuar pandërprerë për disa çaste.
Siç shkruan "DailyMail" të mërkurën, burri e preku gruan e quajtur Mirami, që po qëndronte ulur në një lokal, ndërsa ajo u ngrit me shpejtësi dhe me njërën dorën e mbante burrin, e me tjetrën e godiste fort në kokë.
Burri tentoi të largohej nga lokali, por u rrëzua, ndërsa gruaja iu hodh sërish me goditje.
Pas pak sekondash intervenoi stafi i lokalit.