Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fancy e jo Fanta – rusët po i zëvendësojnë pijet e gazuara perëndimore

Rusët janë duke iu kthyer brendeve vendore, pas largimit të brendeve të famshme perëndimore si Coca-Cola, McDonald’s, Starbucks e Ikea.

Rusëve të etur po iu ofrohen zëvendësuesit e pijeve të gazuara në emra të ngjashëm si CoolCola, Fancy e Street për Coca-Colan, Fantën e Spriten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në uebfaqen e kompanisë “Ochakovo” shmangen emrat e produkteve perëndimore madje edhe në të gjithë përbërësit.

Është një politikë e re nga Kremlini për t’i bindur konsumatorët të shmangin produktet e huaja qëkur Perëndimi vendosi të bojkotojë Rusinë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Ochakovo” është kompani e njohur ruse për pijen tradicionale ruse Kvass që ka pak alkool.