Kuriozitet

Binjaket identike lindin djem në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital

Motrat binjake identike Jill Justiniani dhe Erin Cheplak sollën në jetë djem më 5 maj.

Duke u rritur, binjaket identike, kanë bërë pothuajse gjithçka në sinkron.

"Kemi luajtur së bashku, kemi fjetur së bashku, kemi ngrënë së bashku," thotë Jill, 30 vjeç, nga Yorba Linda, Kaliforni, për PEOPLE.

"Prindërit na tregonin për mënyrën se si bënim edhe zhurmë në mënyrë të sinkronizuar. Ne ishim në krevat fëmijësh krah për krah dhe bënim këto tinguj gumëzhitëse. Unë lëshoja një tingull dhe Erin përgjigjej”, ka shtuar ajo.

Ato janë bërë edhe nëna për herë të parëm në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital, brenda disa orësh nga njëra-tjetra.

Më 5 maj, të dyja motrat mirëpritën djem, derisa edhe foshnjat e tyre peshonin njëjtë.

Ndonëse motrat planifikonin të mbeteshin shtatzënë në të njëjtën kohë ato kanë thënë se lindja në të njëjtën ditë nuk u ka shkuar në mendje.

{gallery}