Kuriozitet

Në Brazil zbulohet pema papaja më e gjatë në botë

Dy brazilianët Tarcisio Foltz dhe Gilberto Franz zbuluan pemën e papajas më të lartë në botë, me lartësi 14.55 m. Pema u verifikua në Nova Aurora, Parana, Brazil, më 2 shtator 2021, shkruan “Guinness World Record”.

Në fillim të vitit të kaluar, Tarcisio kuptoi se pema e papajas e vendosur në fermën e tij ishte shumë më e gjatë se çdo tjetër që kishte parë ndonjëherë. Më pas Tarcisio ftoi mikun e tij Gilberto Franz për të matur pemën mbresëlënëse duke përdorur një dron.

Pas tre muajsh dyshja vendosën të matin zyrtarisht pemën dhe me ndihmën e një ekipi ekspertësh u konfirmua lartësia e pemës. Ata zbuluan se pema në fermën e tyre New Aurora ishte në fakt pema më e lartë e papajas në botë.

Papaja është një frut ekzotik, me një shije të ëmbël të ngjashme me atë të kajsisë. Në Brazil, fruti jo vetëm që konsumohet në gjendjen e tij natyrale, por përdoret gjithashtu për të përgatitur akullore, lëngje, pije frutash dhe kremra ëmbëlsirash. Është tipike për rajonet tropikale dhe subtropikale, kështu që përshtatet mirë me klimën e Brazilit, duke e bërë vendin një nga prodhuesit më të mëdhenj të papajas në botë.

Zakonisht duhen rreth tre vjet për të arritur pjekurinë dhe për të filluar prodhimin e frutave, të cilat formohen në një grup brenda gjetheve të mëdha mbrojtëse të pemës.

Rekordmeni për pemën më të lartë të papajas në botë ishte Jhantu Paul nga India, dhe ishte e lartë 14.08 m.