Një ari i zi doli për një “shëtitje” në qendër të Karolinës së Veriut në SHBA, derisa policia deklaroi se kjo ishte hera e tretë që një ari u shfaq në qendër brenda një jave.
Siç shkroi Upi të premten, ariu u pa duke përdorur një vendkalim në rrugë e duke u ngjitur në një pemë në zonën e Pritchard Parkut.
Dëshmitarët e filmuan momentin e çuditshëm, ndërsa pamjet u bënë virale në mediat online.
Ariu i zi është specie që i përket familjes "Ursidae", e kryesisht gjendet në Kanada, SHBA dhe në Meksikë. Shquhet për trup të fuqishëm dhe bisht të shkurtër. Dikur ishte listuar ndër kafshët në zhdukje.