Në Tanzani, arkitektët kanë krijuar një shtëpi që shpresojnë se do të reduktojë rastet e malaries, shkroi BBC të shtunën.
Dizajni i mrekullueshëm modern synon të zvogëlojë numrin e mushkonjave që futen brenda.
Një familje është parë duke lëvizur nga shtëpia e tyre tradicionale në të.
Ata janë shprehur të emocionuar që do të flenë në atë shtëpi.
Në këtë rajon studiuesit gjetën se 1/3 e fëmijëve ka pasur malarien. Është një sëmundje vdekjeprurëse e përhapur në tërë rajonin.
Një ekip nga Tanzania, Britania dhe Danimarka donin të shihnin nëse shtëpitë më të mira ndihmojnë. Kërshtu që, arkitektët dizajnuan një shtëpi që mushkonjat nuk do ta duan që quhet “Star Homes”.
Ato janë dy kat dhe kjo sepse mushkonjat fluturojnë afër tokës. Hapësira e gjumit është në katin e sipërm që e bën të vështirë për mushkonjat të hyjnë.
Shtëpia është e ajrosur mirë, më e freskët, që e bën sërish më të papërshtatshme për mushkonjat.