Kuriozitet

Kanadezi në hall me ariun, ia dëmton rëndë veturën

vetura, kerri, ariu, makina, demtim, 17 prill, koha

Një burrë nga Kanada kur u zgjua mbeti i habitur pasi dikush ia kishte dëmtuar rëndë veturën. Mirëpo, pati prova të mjaftueshme për ta gjetur fajtorin: një ari.

Michael Allison deklaroi se korniza metalike e derës së veturës ishte dëmtuar, derisa xhami ishte thyer nga kafsha. Pjesët e brendshme gjithashtu ishin gërvishtur shumë, shkruan “Upi”. Për rastin e kishte njoftuar një mik i tij.

“Erdhëm në përfundim se shkaktar ishte një ri, pasi e shohim shpesh rrotull”, deklaroi Allison.

Ai tha se një ari i zi dhe shumë i madh kalon shpesh në atë lagje, derisa sipas tij, kafsha për qëllim kishte marrjen e ushqimit që gjendej brenda veturës.

“Në përgjithësi, kafsha i shmang njerëzit. Thjesht pa një mundësi për të marrë pak ushqim”, tha ai.

Vanessa Ignardy, nga ekipi i mbrojtjes së kafshëve deklaroi se ariu mund të ketë pasur “përvojë” për marrjen e ushqimeve brenda makinave.