Mësuesja amerikane fitoi lotarinë, nuk shkoi në shkollë atë ditë
Një mësuese nga qyteti Gaithersburg në SHBA fitoi 50 mijë dollarë nga një biletë lotarie. Ajo fillimisht ndaloi për të blerë një pulë të skuqur për fëmijët, por këta të fundit, njëri 14-vjeçar e tjetri 16, i insistuan që të blinte edhe bileta lotarie.
Gruaja që nuk i është bërë i ditur emri, tha se më vonë e njoftuan se kishte fituar shumën e madhe të parave, raportoi Upitë mërkurën.
“Sigurisht që nuk e besova lajmin”, tha i shoqi i saj, derisa gruaja theksoi se i njoftoi kolegët në punë se atë ditë nuk do të mund të shkonte pasi “kishte një takim në lotari”.