Policia në Karolinën e Veriut pranoi një thirrje të pazakontë nga një banor se gjarpër "po përpiqej t'ia pushtonte shtëpinë".
Departamenti policor njoftoi se "u hedhën në aksion" kur mësuan se gjarpri “po tentonte të hynte në shtëpi pa leje”.
“Ne rrethuam shtëpinë, taktikisht hymë dhe morëm me sukses një gjarpër të zi ‘në paraburgim’ pa lënduar të dyshuarin apo policët," thuhet në postim.
Autoritetet njoftuan se banorët mund të shohin më shumë gjarpërinj në këto kohë kur moti po ngrohet, raporton Upi.
Gjarpri më pas u lirua në natyrë.