Kuriozitet

Dy të burgosura në Gjermani gjobiten rëndë pas një sherri për ushqim

Dy të burgosura në një burg në Gjermani janë dënuar me një gjobë të rëndë për një sherr që filloi me një zënkë ushqimore.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi të mërkurën se shoqet e qelisë në një burg në Augsburg filluan të hidhnin pure patate mbi njëra-tjetrën pas një mosmarrëveshjeje. Më pas një grua e hodhi të gjithë pjatën në drejtim të tjetrës, e cila u përgjigj në të njëjtën mënyrë.

Situata u përshkallëzua në një përleshje në të cilën të dy të burgosurat u plagosën..

Një gjykatë në qytetin jugor të Augsburg dënoi njërën të pandehur me një gjobë prej 2,700 euro ndërsa tjetra mori një gjobë prej 1,800 euro. Nëse nuk e paguajnë, gratë mund të kalojnë respektivisht 180 ose 120 ditë të tjera prapa hekurave.