Kuriozitet

Shkencëtarët gjejnë një objekt rrotullues të çuditshëm në Rrugën e Qumështit

Descriptive Text

Shkencëtarët australianë thonë se kanë zbuluar një objekt të panjohur rrotullues në Rrugën e Qumështit, për të cilin ata thotë se nuk kanë parë një gjë të tillë asnjëherë më parë.

Objekti - i zbuluar për herë të parë nga një student universiteti - është vërejtur të lëshojë radio-valë për një minutë të plotë çdo 18 minuta.

Por studiuesit thonë se diçka që ndizet për një minutë është shumë e pazakontë. Ekipi po punon për të kuptuar më shumë.

Objektet që ndizen e shuhen në univers nuk janë të reja për shkencëtarët. Por një objekt që lëshon valë për një minutë të plotë ishte shumë e çuditshme.