Kuriozitet

23 vjet në arrati, vrasësi serial i Gjermanisë haset në ishujt e Karaibeve

Vrasësi serial më i kërkuar i Gjermanisë, i cili ka qenë në arrati që nga viti 1999, raportohet të jetë parë në një ishull të Karaibeve.

Norman Volker Franz, njeriu më i kërkuar i Gjermanisë për 23 vjet, u burgos në maj të vitit 1995 pasi u dënua për vrasje.

51-vjeçari, i cili në atë kohë po përgatitej të hynte në kolegjin e shkollimit të mëtejshëm në Westphalia College Dortmund, ishte i përfshirë në një bandë kriminale që sulmonte bankat, kontrabandonte cigare polake dhe tregtonte armë., raporton The Mirror.

Pasi banda u shantazhua nga furnizuesit e tyre të cigareve, Franz dhe tre burra të tjerë i dolën në pritë disa burrave të tjerë polakë dhe hodhën një granatë dore në automjetin e tyre.

Menjëherë pas kësaj, Franz u arrestua në një kabinë pagese në një përpjekje për të arritur në Francë me të dashurën e tij 23-vjeçare, e cila është quajtur vetëm Sandra C.

Ai u dënua me burgim të përhershëm dhe filloi të vuante dënimin e tij në burgun JVA Hagen në Gjermani një vit më vonë u arratis pasi kaloi hekurat në qelinë e tij më 11 mars 1997.

Pesë ditë pasi u arratis, Franz qëlloi një roje sigurie të quajtur Rudolf Tamm dhe vodhi një arkë me ekuivalentin e 4,280 funte në monedhën vendase nga Banka Dresdner në qytetin e Weimar.

Katër muaj më vonë, ai vrau gjithashtu rojet e sigurisë, Gerd Koch dhe Peter Seidel, të cilët ishin gati të vendosnin 214,000 funte në një makinë të blinduar pas një supermarketi në qytetin e Halle.

Franz u arrestua për herë të dytë nga hetuesit gjermanë në qytetin portugez të Albufeira në tetor të vitit 1998, ku ai kishte punuar si agjent imobiliar me identitetin e rremë, Carsten Mueller.

Ai ka arritur të arratiset edhe një herë nga burgu i qytetit të Lisbonës duke prerë hekurat e dritareve dhe që atëherë është në arrati.

Por, tani sipas hetuesve të Zyrës Kriminale të Policisë së Shtetit të Rhine-Westphalia, 51-vjeçari, i cili u shtua në listat e kërkimit të Interpolit dhe Europolit në shkurt të vitit 2021, u pa së fundmi në ishullin e Karaibeve, Curacao.

Hetuesit thanë: “Një turist gjerman pa një burrë në ishull në prill, i cili përputhej me përshkrimin e Norman Franz. Ai e di se nuk lejohet të jetë pranë gjermanëve. Ata mund ta njohin atë".