Kuriozitet

Policia po kërkon majmunët që ikën nga kamioni që u aksidentua

Policia në SHBA po kërkon katër majmunë që ikën pasi një kamion që transportonte 100 prej tyre u përfshi në aksident.

Kamioni që po çonte majmunët në një laborator në Florida, u aksidentua në Pensilvani.

Askush nuk u lëndua, por majmunët arritën të iknin.

Dy u lokalizuar por ende autoritetet po mundohen t’i kapin. Dy nuk janë gjetur.

Ata u kërkuan për kërkime për vaksinat anti-COVID, raporton BBC.

Policia ka kërkuar që qytetarët të mbajnë distancë dhe të thërrasin urgjencën nëse shohin një nga kafshët.