Lëmsh

Pse gratë nuk mund të vizitojnë ishullin Okinoshima në Japoni

 

Ka shumë vende të pazakonta në planetin tonë, dhe një prej tyre është ishulli japonez Okinoshima, ku gratë janë rreptësisht të ndaluara të hyjnë.

Ishulli i vogël, i vetmuar, rreth 60 kilometra nga qyteti i Munakata, në prefekturën jugore të Fukuoka, është shtëpia e faltoreve të fesë Shinto, feja më e madhe japoneze, që daton në shekullin e 17-të. Por tradita dhe ritualet e kryera në ishull janë edhe më të vjetra, që datojnë në shekullin e 4-të, kur Okinoshima u bë një vend ku njerëzit luten për udhëtime të sigurta.