Kuriozitet

Dështon të shitet vila në Romë për 471 milionë euro, në të është murali i Caravaggios

Një vilë në kryeqendër të Italisë, Romë, në të cilën gjendet murali i vetëm i Caravaggios, ka dështuar të shitet në ankand, raporton BBC. 

Vila Aurora është qendër e një beteje ligjore mes pronares aktuale, princeshës Rita Boncompagni Ludovisi dhe nipave të saj.

Vila, që kishte një çmim fillestar prej 471 milionë dollarë, ishte pritur të bëhej prona më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë, mirëpo nuk pati oferta për të.

Në prill pritet të jetë tentimi i radhës për ta shitur vilën, me një çmim 20 për qind më të vogël.

Vila gjashtëkatëshe ka shumë thesare, ndër to edhe vizatimet në mur të artistit të shekullit të XVI dhe XVII, Michelangelo Merisi, i njohur ndryshe si Caravaggio.

Është murali i vetëm i mbijetuar i Caravaggios, në të cilën ka vizatuar zotat si Jupiter, Neptun e Pluto.

Vetëm murali vlerësohet afro 310 milionë dollarë. Është vizatuar në vitin 1597, me porosi të pronarëve të mëhershëm.

Për befasi, vizatimi është zbuluar vetëm në fund të viteve 1960-a.

Image