Kuriozitet

Çifti britanik feston 81-vjetorin e martesës

Descriptive Text

Një çift britanik që festoi 81-vjetorin e martesës iu tha se bashkimi mes tyre "nuk do të zgjaste shumë", ka zbuluar vajza e tyre.

Ron dhe Joyce Bond, 102 dhe 100 vjeç, të cilët jetojnë në Shenley Wood Retirement Village në Milton Keynes, mendohet se janë çifti me jetëgjatësinë më të madhe si të martuar në Britani.

Ata u martuan më 4 janar 1941 në Newport Pagnell, Buckinghamshire.

Vajza e tyre Eileen deklaroi: "U tha për ta në kohën e dasmës së tyre se kjo nuk do të zgjaste shumë. Sa gabuan njerëzit?’’.

Vitin e kaluar, çifti mori urime me shkrim edhe nga Mbretëresha.