Kuriozitet

Momenti kur dy policë në Argjentinë shpëtojnë 3-vjeçaren që nuk po merrte frymë

Descriptive Text

Një vogëlushe tri-vjeçe është shpëtuar nga dy policë derisa kishte probleme me frymëmarrjen dhe po mbytej krah nënës së saj në një rrugë të Argjentinës.

Në pamjet e publikuara në Daily Mail, shihen dy policë teksa shohin vogëlushen në gjendje kritike dhe nxituan për ta shpëtuar atë.

Madje, policja e cila ishte e përfshirë në këtë rast, tha se për një moment kishte harruar se ishte në uniformë dhe e kishte vënë veten në vendin e nënës.

Pamjet dramatike të kamerave brenda veturës së policisë, tregojnë se si oficerët Laura Pagani dhe Diego Carrizo, kanë marrë në veturën e tyre Almën tri-vjeçare, e cila po mbytej dhe nënën e saj të shqetësuar, në rajonin e Buenos Aires.

Teksa alarmi i policisë ishte ndezur, oficerja Carrizo kaloi me shpejtësi në rrugë për ta marrë vogëlushen dhe më pas nisi të kryente CPR mbi të, ndërsa nëna e foshnjës shihet tek po qëndronte në ulësen e pasme të veturës.

Kur oficerët e kapën për herë të parë vogëlushen, pasi dëgjuan britmat e nënës së saj, ajo mezi merrte frymë. Megjithatë, oficerja Pagani po përpiqej që t’ia rikthente frymëmarrjen vajzës dhe më në fund ia arriti qëllimit.

“Kam harruar që isha police... E futa veten në vendin e nënës edhe pse nuk jam nënë”, tha ajo për “Infobae”. “Kur pamë videon, filluam të qajmë. Ato dy minuta zgjatën përgjithmonë. Partneri im voziti si kurrë më parë. Nën vete po thosha “duhet ta shpëtosh, ajo nuk mund të shkojë” derisa e pashë të hapte sytë dhe të merrte ngjyrë. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë në gjithë jetën time”, tha ajo.

Sipas raporteve lokale, mjekët në spitalin Larcade arritën ta stabilizonin fëmijën dhe ta lironin atë po atë natë pas kujdesit të menjëhershëm mjekësor.